Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+1
Vorë, Tiranë
Neom152227 SHITET MAGAZINE 2 KATESHE 2000M2, VORE Ne rrugen nacionale, ne nyjen e rrugeve qe lidhen 4 akset kryesore nacionale veri jug lindje perendim, ndodhet dhe jepet per shitje nje magazine 2 kateshe me plus nje kat bodrum me siperfaqe totale: Sip. e katit -1 = 400m2 Sip. e katit 0 = 400m2 Sip. e katit +1 = 400m2 Totali=1200m2 Te gjitha katet nga bodrumi deri ne katin +1 lidhen me njera tjetren me shkalle te brendshme dhe me kollona mbajtese. Gjithashtu eshte i ndertuar kafazi i ashensorit per te gjitha katet. Objekti eshte i ndertuar me materiale cilesore me strukture betoni arme dhe eshte i vendosur ne nje toke me sip. 2000m2. Muret perimetrale te bodrumit jane 30 cm te trashe. Muret perimetrale mbi kuoten 00 jane te ndertuar me tulle termike 20.25 Dy soletat e siperme jane te ndertuara me traveta me polisterol. Fasada e jashtme eshte e ndertuar me polisterol 8 cm dhe me grafiato akrilike me pigment. Izolimi siper i soletes eshte i realizuar me PVC 1.5mm ndersa termoizolimi me polisterol xps 10 cm. Kapuci i siperm eshte i realizuar me llamarine alumini. Izolimet e bodrumit jane kryer me katraman nga jashte dhe aditiv me beton.Bodrumi eshte i shtruar me dysheme industriale dhe me mure me boje gri. Objekti eshte i drenazhuar komplet nga jashte me puse fundore. Per sa i takon sheshit rreth e qark objektit eshte projektuar per ngarkesa te renda, trailera me 4 akse. Per kete eshte kryer 1 meter mbushje me cakull, eshte vendosur dysheme betoni me trashesi 20cm dhe me hekur Φ10. Dyshemeja e oborrit eshte e trajtuar me kuarc. Jane realizuar te gjithe kanalizimet e ujerave te zeza dhe te bardha, muri rrethues dhe porta hyrese. Ky objekt mund te pershtatet per interesat e cdo investitori i cili mund te ndertoje aty zyrat dhe magazinat apo mund ta bej showroom ose vendprodhim. Objekti ndodhet ne nje lokacion dhe pozicion strategjik ku kryqezohen te gjithe rruget e shqiperise. Cmimi eshte 1000000 Euro i diskutueshem. Per me shume detaje ose nje vizite ne prone na kontaktoni.
Data e publikimit: 22/10/2026Vizita të pronës: 62Çmimi për m2: €500
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni