Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+11
Vilë për shitje – Arapaj, Durrës Pozicion strategjik pranë rrugës kryesore & autostradës Durrës–Tiranë
Arapaj, Durrës
Ofrohet për shitje një vilë individuale e pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të Arapajt, vetëm pak metra nga rruga kryesore dhe me akses të menjëhershëm në autostradën Durrës–Tiranë. Prona ka një sipërfaqe totale prej 438 m², nga të cilat 107 m² janë sipërfaqe ndërtimi, dhe ofron një kombinim ideal mes qetësisë rezidenciale dhe funksionalitetit urban. Vilës i përket një oborr i madh dhe i rrethuar, i cili ofron hapësirë të bollshme për parkim, gjelbërim dhe ambiente relaksi. Në katin e poshtëm ndodhet një garazh, i cili mund të shfrytëzohet si parkim ose të transformohet në hapësirë biznesi (zyrë, magazinë, studio pune apo aktivitet shërbimi), sipas nevojës. Karakteristikat kryesore: Sipërfaqe totale: 438 m² Sipërfaqe ndërtimi: 107 m² Garazh me potencial për përdorim biznesi Oborr i rrethuar dhe funksional Akses i drejtpërdrejtë në rrugën kryesore dhe autostradë Ambient i qetë dhe i sistemuar Dokumentacion i rregullt pronësie Përshtatshme për: Banim familjar afatgjatë Rezidencë me funksion paralel biznesi Zyra apo aktivitet profesional që kërkon qetësi dhe pozicion të favorshëm Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutem kontaktoni në:
Data e publikimit: 23/01/2026Vizita të pronës: 433Çmimi për m2: €2,336
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni