Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




+12
Shitet Vile 3-KATESHE Ne Nje Nga Zonat Me Te Qeta Rezidenciale Prane Teg
Pranë Teg, Tiranë
Në një nga rezidencat e reja dhe prestigjioze të Tiranës ofrohet për shitje një vilë individuale e ndërtuar në vitin 2023–2024, me arkitekturë moderne, mobilim bashkëkohor dhe organizim funksional në tre nivele. E pozicionuar vetëm 3 minuta larg TEG-ut, me dalje direkte në autostradë, prona kombinon privatësinë dhe qetësinë e jetesës rezidenciale me aksesin e shpejtë drejt zonave kryesore të qytetit. Karakteristikat kryesore: sipërfaqe ndërtimi 257 m²; sipërfaqe parcele 220 m²; vilë individuale me 3 nivele (-1, 0, 1); vit ndërtimi 2023–2024; 3 dhoma gjumi me mundësi për një të katërt; 4 tualete; ambient ndenjeje, kuzhinë dhe zonë ngrënieje; verandë dhe hapësirë e jashtme private; ambient multifunksional; dhomë teknike/depo; dhomë lavanderie; 2 vende parkimi. Vila është plotësisht e mobiluar dhe e pajisur, dhe ka certifikatë pronësie. Kati 0 përfshin zonën e ditës me ambient ndenjeje, kuzhinë moderne dhe zonë ngrënieje, si dhe dalje direkte në verandë e një tualet. Kati 1 përfshin një dhomë matrimoniale me tualet privat, dy dhoma gjumi të tjera dhe një tualet të përbashkët. Kati -1 ka ambient multifunksional që mund të përdoret si dhomë gjumi shtesë, studio pune, ambient relaksi, palestër private ose hapësirë argëtimi; në këtë nivel ndodhen gjithashtu një dhomë teknike/depo, ambient për larje dhe tharje dhe një tualet. Vila është e pajisur me sistem kapot për izolim termik, sistem chiller për ngrohje dhe ftohje me njësi kondicionimi në çdo hapësirë dhe panel diellor për ngrohjen e ujit. Ka furnizim me ujë dhe energji elektrike 24 orë. Rezidenca ofron administrim dhe mirëmbajtje të ambienteve të përbashkëta. Vila shitet plotësisht e mobiluar në gjendjen aktuale dhe ofron mundësinë e banimit të menjëhershëm. Çmimi i shitjes: 550,000 €.
Data e publikimit: 11/11/2026Vizita të pronës: 74Çmimi për m2: €1,447
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni