Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+11
Hotel në shitje në Sarandë – Mundësi unike investimi pranë detit
Pranë Detit, Sarandë
Hotel në shitje në Sarandë – Mundësi unike investimi pranë detit. Ofrohet për shitje një hotel funksional dhe plotësisht operativ në Sarandë, një nga destinacionet turistike më të preferuara në jug të Shqipërisë. I pozicionuar vetëm 50 metra nga plazhi, rreth 2 minuta në këmbë, hoteli përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për investitorët që kërkojnë një biznes të konsoliduar, me reputacion të ndërtuar dhe potencial të lartë zhvillimi. I ndërtuar dhe mobiluar në vitin 2019, objekti është mirëmbajtur vazhdimisht dhe ndodhet në gjendje të shkëlqyer teknike dhe funksionale, pa pasur nevojë për investime shtesë. Aktiviteti mund të vazhdojë menjëherë pas blerjes. Të dhënat e pronës: Sipërfaqe trualli 534 m², sipërfaqe totale ndërtimi 565 m², certifikatë pronësie, 15 dhoma akomodimi aktualisht në funksion. Organizimi i objektit: Kati përdhe 100 m² me restorant, 2 tualete, lavanderi, depo, dhomë stafi dhe ambient akomodimi për 4 persona. Kati i parë 155 m² me 4 dhoma akomodimi, 2 matrimoniale dhe 2 familjare, dhe recepsion. Kati i dytë 155 m² me 5 dhoma, 3 matrimoniale dhe 2 familjare. Kati i tretë 155 m² me 4 dhoma, 1 matrimoniale, 2 familjare dhe 1 suitë. Ambientet e jashtme përfshijnë pishinë 40 m², zonë relaksi të mbuluar me pergolë, bar pranë pishinës, 10 vende parkimi dhe 10 shezllone. Prona është aktualisht në fazë zgjerimi me ndërtimin e katit të katërt, i cili do të përfshijë dhoma të reja akomodimi, verandë dhe papafingo. Pas përfundimit të investimit, kapaciteti total do të arrijë në 21 dhoma. Hoteli gëzon reputacion të shkëlqyer në tregun turistik, me mbi 650 vlerësime në Booking dhe notë mesatare 9.6/10.
Data e publikimit: 16/06/2026Vizita të pronës: 92Çmimi për m2: €4,425
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni