REMAX
Rinas - photos
Rinas - photos
Rinas - photos
Rinas - photos
Kontakto per çmimin

Hotel në shitje në Pranë Aeroportit të Tiranës

Shitet Ndërtesë Multifunksionale në Rinas

Pranë Aeroportit të Tiranës, Rinas, Tiranë

10 Banjo
5320
Ka certifikatë pronësie

Pershkrimi i pronës

Shitet ndërtesë multifunksionale pranë Aeroportit të Tiranës, me lokacion strategjik dhe investim ideal për biznes mikpritës ose qendër eventesh. Prona ka sipërfaqe totale trualli 5,320 m² dhe ndërtesa organizohet në 3 kate plus bodrum. Ka dokumentacion të rregullt hipotekor. Detajet e objektit: - Bodrumi: 580 m², i projektuar për lavanderi, 2 dhoma teknike, frigoriferike dhe një hapësirë private. - Kati 0 (përdhesa): 628 m², hapësirë open space me sallë të madhe eventesh me kapacitet deri në 300 persona. - Kati i dytë: 550 m², përbëhet nga 10 dhoma moderne, secila me banjo të dedikuar. - Kati i tretë: 180 m², aktualisht funksionon si bar-restorant dhe ofron fleksibilitet për t'u shndërruar në dhoma gjumi shtesë ose suitë ekskluzive. Ka tarracë të shfrytëzueshme me pamje të hapur. Karakteristika shtesë: 2 ashensorë, pishinë, bar-restorant funksional, hapësira relaksi dhe argëtimi, si dhe poste parkimi të dedikuara për stafin dhe vizitorët. Prona është e përshtatshme për hoteleri, turizëm, qendër trajnimi ose eventesh, falë pozicionimit pranë Aeroportit të Tiranës.


Veçori te pronës

  • parkingHapsire parkimi
  • wheelchair_accessQasje për karrocë
  • alarmAlarm

Statistika

Data e publikimit: 29/04/2026Vizita të pronës: 291


A mund ta blini këtë pronë?

Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

Llogaritësi i Kredisë »

Agjenti

REMAX

Dërgoja një miku