Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+26
Super Okazion – Super Mundësi Biznesi Në Pogradec!
Pogradec
SHITET NDËRTESË MULTIFUNKSIONALE 3-KATËSHE Ofrohet për shitje një ndërtesë multifunksionale 3-katëshe, e pozicionuar në Pogradec, e përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme ekonomike dhe përdorim rezidencial. Prona disponon një sipërfaqe trualli prej 747 m² dhe një sipërfaqe totale ndërtimi prej 1,317.26 m². Ndërtesa karakterizohet nga hapësira të bollshme dhe një organizim funksional në tre kate, duke ofruar mundësi të ndryshme shfrytëzimi sipas nevojave dhe objektivave të investitorit. Një avantazh i rëndësishëm i pozicionimit të pronës është ndërtimi i planifikuar i tregut më të madh të Pogradecit, në afërsi të ndërtesës. Ky zhvillim pritet të krijojë mundësi të reja për aktivitetet tregtare dhe shërbimet në zonë, duke i shtuar interesin pronës nga këndvështrimi i investimit. DETAJET E PRONËS: • Vendndodhja: Pogradec • Tipologjia: Ndërtesë multifunksionale 3-katëshe • Sipërfaqja e truallit: 747 m² • Sipërfaqja totale e ndërtimit: 1,317.26 m² • Çmimi i shitjes: 950,000 € ORGANIZIMI I NDËRTESËS KATI I PARË – 547.96 m² Kati i parë përbëhet nga një hapësirë e bollshme, e përshtatshme për magazinë, njësi ekonomike apo zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme tregtare dhe të biznesit. KATI I DYTË – 534.30 m² Kati i dytë është i organizuar në salla mbledhjesh, dhoma dhe klasa, duke ofruar mundësi shfrytëzimi për zyra, qendër trajnimi, institucion arsimor apo aktivitete të tjera profesionale. KATI I TRETË – 235 m² Kati i tretë disponon një ambient banimi me tipologji 3+1+2+2, depo dhe mobilim të plotë. Apartamenti është i pajisur me sistem ngrohjeje me kaldajë dhe është gati për banim. Gjithashtu, ekziston mundësia e organizimit të këtij kati në 3 apartamente të veçanta, në varësi të projektit dhe lejeve përkatëse. KARAKTERISTIKA DHE MUNDËSI ZHVILLIMI: • Hapësirë e përshtatshme për instalimin e ashensorit. • Organizim fleksibël i ambienteve. • Mundësi përshtatjeje sipas funksionit dhe aktivitetit që do të zhvillohet. • Potencial për konvertimin në një godinë me apartamente dhe ambiente tregtare, sipas projektit dhe lejeve përkatëse. • Pozicionim pranë një zhvillimi të planifikuar tregtar, me potencial për të rritur interesin për aktivitetet ekonomike në zonë. SUPER MUNDËSI INVESTIMI NË POGRADEC! Falë sipërfaqes së konsiderueshme, organizimit multifunksional dhe mundësive të ndryshme të shfrytëzimit, kjo pronë përfaqëson një alternativë interesante për investitorët që kërkojnë të zhvillojnë aktivitete tregtare, zyra, qendra shërbimi, institucione arsimore apo ambiente rezidenciale. NJË PRONË, DISA MUNDËSI BIZNESI DHE ZHVILLIMI! ID: 1601 Për më shumë informacion dhe detaje mbi disponueshmërinë, na kontaktoni: BRITALB GROUP Tel: +355 69 428 6063 Tel: +355 69 204 6914 Email: marketingbritalb@gmail.com Web: www.britalbgroup.com BritAlb Group — Your Dream. Your Investment. Our Mission.
Data e publikimit: 06/11/2026Vizita të pronës: 26
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni