Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni


Shitet ose jepet me Qera Hotel 4 katesh me pishine ne Potam, Himare
Potam, Himarë, Vlorë
Shitet ose jepet me qera hotel 4-katësh në zonën e Potamit, Himarë. Sipërfaqja e ndërtimit është 1156 m² dhe sipërfaqja e truallit është 950 m². Njolla e ndërtimit është 300 m². Hoteli ka 4 kate plus tarracë (kati i 5-të) dhe ndodhet 130 metra nga deti. Ka pamje të plotë nga deti. Ka 34 dhoma, shumica suita dhe mini-suita, të gjitha me ballkon privat, pamje nga deti, TV 55”, WiFi dhe antenë individuale. Holli është 100 m². Tarraca është rreth 375–400 m², me 175 m² hapësirë të shfrytëzueshme me tendë druri masiv. Hoteli ka sistem smart, aspirim dhe kondicionim Daikin, rikuperim dhe filtrim ajri, sistem kundër zjarrit dhe tymit, instalime hidraulike dhe elektrike, izolim akustik dhe termik, si dhe mobilim premium. Hoteli disponon rreth 25 vende parkimi, ashensor për 5–6 persona dhe depo uji 40 m³. Është i mobiluar dhe ka hipotekë. Shitet për 6,600,000 euro. Është dhënë me qera për 250,000 euro në vit.
Data e publikimit: 03/11/2026Vizita të pronës: 22Çmimi për m2: €5,709
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

