Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+21
🏨 Potam, Shesim Hotel Elitar-gati Per Biznes
Potam, Himarë, Vlorë
Shesim Hotel të Sapondërtuar, Plotësisht të Mobiluar dhe Gati për Operim. Vendndodhja: Potam, Himarë. Vetëm 130 m nga deti. Pamje 100% e hapur nga deti nga çdo dhomë. Të dhënat kryesore: Sipërfaqe ndërtimi 1200 m²; Sipërfaqe trualli 1000 m²; Njolla ndërtimi 300 m²; 4 kate + tarracë (kati i 5-të); Ashensor 5–6 persona; Pishinë 9 m x 4 m; Depo uji 40 m³ nëntokë. Kapaciteti: 34 dhoma, të gjitha me ballkon privat me fasadë xhami, pamje të plotë nga deti, TV 55”, WiFi dhe antenë individuale. Ambiente dhe hapësira: Holl 100 m²; Tarracë totale rreth 375 m²; 175 m² me tendë druri masiv e shfrytëzueshme; Mundësi ideale për rooftop/bar/restorant; Mure dekorative guri; Ballkone të dala. Teknologji dhe instalime: Sistem full smart; Sistem aspirim dhe kondicionim Daikin; Rikuperim dhe filtrim ajri; Sistem kundër zjarrit dhe tymit; Instalime hidraulike standard italian dhe gjerman; Instalime elektrike smart italiane me garanci; Sistem trajtimi i ujërave të zeza i montuar dhe i certifikuar. Ndërtim dhe izolim premium: Gipse 22 cm; Kapot 16 mm; Mure të brendshme 22 cm me dopio lesh guri dhe izolim akustik e termik; Parket 1.2 cm CronoSwiss me membranë kundër ujit dhe zhurmës; Dyer dhe WC silent system; Dyer/dritare Alumil S560 me xham triplex rrëshqitës; Lyerje speciale kundër kripës. Mobilimi: Shitet i mobiluar deri në detaj me standard luksi; Mobilim i plotë premium; Dru lisi masiv; Mini-bar në dhoma; Dyshekë profesionalë; Perde të përfshira; Televizora QLED 55” viti 2025; Kasaforte, tharëse, frigorifer, ekspres kafeje, tavolinë në ballkon me karrige. Pikat e forta: Investim gati për operim, standard ndërtimi mbi mesataren e tregut, lokacion premium pranë detit, pamje totale nga çdo dhomë. Ideale për hotel boutique, Airbnb premium ose resort familjar.
Data e publikimit: 25/06/2026Vizita të pronës: 268Çmimi për m2: €5,167
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni