Ambient biznesi në shitje në Golem, Durrës – 26m², 51,160€
Njësi Multifunksionale Për Shitje Në Golem
8
€51,160.00
Golem, Durrës
1 Banjo
26
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Njësi multifunksionale për shitje në Golem – vetëm 200 metra nga deti. Ofrohen për shitje dy njësi multifunksionale ngjitur me njëra-tjetrën, të pozicionuara në një kompleks të mbyllur në Golem, vetëm 200 metra nga deti. Kjo pronë paraqet një mundësi të shkëlqyer investimi, duke ofruar fleksibilitet të lartë si për zhvillimin e një aktiviteti biznesi, ashtu edhe për zgjerimin e tij në të ardhmen. Njësitë disponojnë fasadë të gjerë xhami, e cila garanton ekspozim maksimal dhe ndriçim natyral. Përpara tyre ndodhet një verandë funksionale, ideale për aktivitete që kërkojnë hapësirë të jashtme, si dhe hapësirë parkimi që rrit komoditetin për klientët dhe stafin. Falë planimetrisë dhe lartësisë së konsiderueshme, secila njësi ofron mundësinë e ndërtimit të një mezanine ose transformimit në dupleks, duke shtuar sipërfaqen e shfrytëzueshme dhe vlerën e investimit. Njësitë mund të shfrytëzohen veçmas ose të bashkohen në një ambient të vetëm, duke krijuar një hapësirë më të madhe për biznese që kërkojnë sipërfaqe të konsiderueshme. Ky fleksibilitet i bën ato të përshtatshme për market, restorant, klinikë, palestër, showroom, zyra, qendër estetike apo aktivitete të tjera tregtare dhe shërbimi.
Statistika
Data e publikimit: 27/07/2026Vizita të pronës: 185Çmimi për m2: €1,967.69
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni