Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




+26
Vile 2-KATE+PAPAFINGO Rrashbull Koder Durres 530m² !
Shkozet, Gjykata e Apelit, Durrës
Në një nga zonat më të qeta dhe të kërkuara të Durrësit, në kodrën mbi Gjykatën e Apelit (drejt ish Mullirit të Bullgarit), ofrohet për shitje një vilë me ndërtim cilësor dhe akses direkt në rrugë të asfaltuar. Detajet e pronës: Sipërfaqe toke 530 m²; sipërfaqe trualli 312.55 m²; sipërfaqe ndërtese 103.95 m² për kat. Vila është e organizuar në 3 nivele. Kati 0: garazh, sallon, 1 dhomë gjumi, 1 tualet. Kati 1: 2 dhoma gjumi, sallon, kuzhinë, 1 tualet, verandë në pjesën ballore dhe ballkone në çdo dhomë. Papafingo: sallon, 1 dhomë, 1 tualet dhe 1 depo. Shkallët e brendshme janë parashikuar, ende të pa vendosura, me mundësi realizimi në hekur dhe dru sipas preferencës. Cilësia e ndërtimit përfshin sistem kapot për izolim termik, instalim për ngrohje me gaz, infrastrukturë moderne për kondicionerë në të gjitha ambientet dhe tavane të varura në katin e parë. Parcela është e rrethuar me brez betoni. Prona shitet në fazë përfundimtare ndërtimi; mungojnë vetëm dyert, dritaret dhe shtresat përfundimtare.
Data e publikimit: 26/09/2026Vizita të pronës: 228Çmimi për m2: €900
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni