

Jepet për Qira – Godinë Multifunksionale pranë TEG
Pranë Teg, Tiranë
Jepet për Qira – Godinë Multifunksionale pranë TEG. Një mundësi unike biznesi ofrohet për qira një godinë multifunksionale, e pozicionuar vetëm pak minuta larg TEG-ut, me akses të drejtpërdrejtë nga rruga kryesore dhe mundësi të shumta zhvillimi komercial. Objekti është i organizuar në dy kate të plota dhe një hapësirë gjysmë kati, me planimetri fleksibël që përshtatet sipas nevojave të aktivitetit tuaj. Kati 0 – Sipërfaqe 158.6 m² me open space i gjerë, 1 tualet, garderobë, zyrë për arkiv dhe magazinim. Gjysmë Kati – Sipërfaqe 28 m² me ambient i përshtatur për zyrë. Kati 1 – Sipërfaqe 169.5 m² me open space dhe 1 tualet. Facilitete ekstra: Parkim i dedikuar për 8 automjete, mur rrethues për siguri dhe privatësi, akses direkt nga rruga kryesore. Objekti ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit. Godina është konceptuar fillimisht për autoservis, por falë strukturës së hapur dhe fleksibël, është e përshtatshme edhe për forma të tjera aktivitetesh si magazinë dhe distribuim, qendër trajnimesh, zyrë operacionale/logjistike, showroom ose ekspozitë, qendër teknologjike apo laborator i lehtë.
Data e publikimit: 07/07/2026Vizita të pronës: 179