Taksa vjetore e pronës

Shihni taksën e ndërtesës që paguani çdo vit sot, dhe një vlerësim sipas projektligjit nga viti 2029.

Përditësuar më 28.10.2026 · Çmimet e referencës sipas VKM 457/2023

Detajet e pronës

Taksa që paguani çdo vit në bashki.

Si e përdorni pronën?
Taksa vjetore sot
107 €
Bashkia mund ta ndryshojë deri në 30%: 75 € – 139 €
Nga 2029, sipas projektligjit
90 € – 180 €
Me zbritjen 50% për shtëpinë e parë
Si llogaritet
Vlera tatimore sot 85 m² × 228 400 lekë/m²213 716 €
Norma sot banesa0,05%
Taksa vjetore sot 107 €
Vlera e tregut e vendos kadastra fiskale180 000 €
Zbritja për shtëpinë e parë 50%, deri në 92 470 €−90 000 €
Vlera e tatueshme 90 000 €
Norma nga 2029 e zgjedh bashkia0,1%–0,2%
Taksa vjetore nga 2029 90 € – 180 €

Taksa nga 2029 është ende projektligj

Normat dhe pragjet mund të ndryshojnë ende në Kuvend. Super-taksa e njoftuar për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet nuk ka ende norma, ndaj nuk përfshihet.

Çfarë ndryshon me taksën e re të pronës

Llogaritje orientuese sipas Ligjit 9632/2006 për taksat vendore dhe projektligjit të qershorit 2026. Shumën e saktë jua dërgon bashkia. 1 € = 90,84 lekë (Banka e Shqipërisë, 28.10.2026).

Si llogaritet taksa vjetore e pronës

Sot taksa e ndërtesës paguhet në bashki: 0,05% e vlerës për banesat dhe 0,2% për ambientet e biznesit. Vlera është sipërfaqja × çmimi i referencës i zonës, dhe këshilli bashkiak mund ta ndryshojë normën deri në 30%.

  • Projektligji i qershorit 2026 do ta taksonte vlerën e tregut: 0,1%–0,2% për banesat, nga viti 2029.
  • Për shtëpinë kryesore do të zbritej 50% e vlerës, deri në një prag për çdo bashki (8,4 milionë lekë në Tiranë).
  • Shtëpitë e dyta, shtëpitë bosh dhe ambientet e biznesit do të taksoheshin mbi vlerën e plotë.

Pyetje të shpeshta

Ku paguhet taksa e pronës?

Në bashkinë ku ndodhet prona. Në Tiranë, familjet e paguajnë bashkë me faturën e ujit.

Kush nuk e paguan taksën e pronës?

Familjet që marrin ndihmë ekonomike, familjet e përbëra vetëm nga pensionistë, banesat sociale dhe disa raste të tjera të përcaktuara me ligj. Pyesni bashkinë për lehtësitë për të ardhurat e ulëta.

Kur fillon taksa e re e pronës?

Sipas projektligjit, taksa mbi vlerën e tregut nis për ndërtesat në vitin 2029 dhe për tokën në vitin 2031. Kuvendi nuk e ka miratuar ende.

Mjete të ngjashme