Ambient biznesi në shitje në Lungomare, Vlorë – 200m², 650,000€
Shesim, Ambient Komercial Në Lungomare, Vlorë‼️
1
€650,000.00
Lungomare, Vlorë
1 Dhoma
1 Banjo
200
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Ofrohet për shitje ambient komercial në një nga zonat më elitare dhe me zhvillimin më të shpejtë në Shqipëri – Lungomare, Vlorë. Me një sipërfaqe prej 200 m² open space, ambienti ofron mundësi të shumta organizimi dhe përshtatet lehtësisht për aktivitete të ndryshme si: restorant, lounge bar, retail, klinikë estetike apo zyra premium. Ambienti ka mundësi ndarje në tre dyqane të ndryshme, me hyrje të veçantë. Fasada e favorshme për ekspozim maksimal dhe aksesi i drejtpërdrejtë në një zonë me fluks të lartë gjatë gjithë vitit, por sidomos gjatë sezonit turistik janë mundësi e mirë shfrytëzimi për t'i kthyer në apartamente që jepen me qira sezonale, duke konsideruar edhe lartësinë e pronës. Vlora është kthyer në një nga destinacionet kryesore të investimit në Shqipëri, falë projekteve madhore si aeroporti i ri i Vlorës, investimet në infrastrukturë, zhvillimi i turizmit elitar dhe rritja e kërkesës nga investitorë vendas dhe të huaj. Këto faktorë po rrisin ndjeshëm vlerën e pronave dhe potencialin për fitim afatgjatë. Ky ambient nuk është thjesht një hapësirë biznesi – është një mundësi strategjike për të qenë pjesë e një tregu në rritje të vazhdueshme. Më kontakto për më shumë detaje në lidhje me pronën!
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Ballkon
Ngrohje qendrore
Lulishte
Internet
Statistika
Data e publikimit: 17/04/2026Vizita të pronës: 733Çmimi për m2: €3,250.00
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni