Ofrohet për shitje godina 2-katëshe me mundësi zhvillimi në një zonë strategjike. Ajo ndodhet në hyrje të qytetit të Vlorës, në lagjen "Kushtrimi", me akses të menjëhershëm në rrugën kryesore.
Siperfaqja e Ndertimit: 220 m²
Siperfaqja e Truallit: 320 m²
Kati i Parë: I destinuar si magazinë, ofron hapësira të mëdha për ruajtje apo aktivitete tregtare. Mund të shfrytëzohet për një gamë shërbimesh, si servis makinash apo si qendër magazinimi.
Kati i Dytë: Hapësirë banimi, mund të shndërrohet në një ambient të rehatshëm dhe të përshtatshëm për një shtëpi ose mund të përdoret për aktivitete të tjera komerciale.
Zona është e qetë dhe e përshtatshme për zhvillimin e shërbimeve të ndryshme që kryejnë funksione në zona periferike, duke përfshirë servis makinerish, qendra magazinimi dhe shumë mundësi të tjera për aktivitete ekonomike. Godina kërkon restaurim, duke ofruar mundësi për adaptim sipas kërkesave dhe dëshirave tuaja.
Nëse jeni në kërkim të një mundësie për të investuar, kjo është një mundësi ideale. Për më shumë informacion ose vizitë në pronë jeni të lutur të na kontaktoni!
Marina131171
Statistika
Data e publikimit: 21/01/2026Vizita të pronës: 215Çmimi për m2: €763.64
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni