Vilë 4+1 në shitje në Farkë, Tiranë – 297m², 750,000€
Vile elitare me pishine ne nje Kompleks ne Farke!
11
€750,000.00
Farkë, Surrel, Tiranë
4 Dhoma
3 Banjo
297
Pershkrimi i pronës
Vile elitare me pishine ne shitje ne nje super kompleks ne Farke! Në zonën e Liqenit të Farkës, një zonë me potencial të lartë zhvillimi në Tiranë ku po merr jetë një projekt i ri rezidencial ofrojme per shitje nje vile me pishine! Vila ka siperfaqe totale banimi 297 m2. Vila organizohet ne dy kate, shkallet hyrese ne ambjentet e banimit, nje ambjent teknik dhe dy poste parkimi. Ne katin perdhe ndodhet nje ambient ndenje me ambient gatimi me vete, dy dhoma gjumi dhe dy tualete. Ne katin e pare te viles ndodhet gjithashtu nje ambjent ndenje i bollshem dhe ambient gatimi me vete, dy dhoma gjumi dhe dy tualete. Vila ka pishine, pus dhe ambiente te gjelberruara perreth saj. Kompleksi premton privatësi, bashkëjetesë elitare, arkitekturë moderne, cilësi & siguri. Aty do të gjeni shplodhje, argëtim, kulturë dhe një shumëllojshmëri aktivitetesh sportive. Avantazhet e këtij projekti janë të shumta, ndër to mund të përmendim: pozicionimi strategjik, individualiteti, bashkëjetesë elitare, privatësia, cilësi & siguri, përqafimi me natyrën, në periferi por shumë afër me kryeqytetin, shërbime & facilitete, menaxhim & administrim i hapësirave të përbashkëta dhe projekt multifunksional. Të jetosh në kete Kompleks do të thotë të shijosh një mënyrë jetese të qetë dhe private në harmoni me natyrën, duke shijuar gjithashtu komoditetet e jetesës urbane.
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Lulishte
Statistika
Data e publikimit: 09/09/2026Vizita të pronës: 227Çmimi për m2: €2,525.25
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni