Apartament 3+1 në shitje në Pranë Rezidencës Euro 3D, Tiranë – 127m², 220,000€
Shitet apartament 3+1+2 | 127 m² Neto
11
€220,000.00
Pranë Rezidencës Euro 3D, Selitë, Tiranë
3 Dhoma
2 Banjo
127
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Shitet apartament me sipërfaqe 127 m² neto, i organizuar në mënyrë funksionale për një jetesë komode. Apartamenti përbëhet nga: 3 dhoma gjumi me përmasa të bollshme, Sallon i madh dhe i ndriçuar natyralisht, Kuzhinë e veçuar, Hapësirë e dedikuar për mini-bar, Gardërobë, 2 tualete të investuara, Ballkon i madh me dalje nga njëra prej dhomave të gjumit. Me orientim Jug, apartamenti përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe të këndshëm. Organizimi i brendshëm ofron hapësira të bollshme dhe funksionale, ideale për familje që vlerësojnë komoditetin dhe privatësinë. Apartamenti ndodhet në katin e 4-t. Është përgatitur mundësia për realizimin e tavaneve me gips, ndërsa në pallat është në fazë diskutimi vendosja e ashensorit. Zona ku ndodhet ofron qetësi, ajër të pastër dhe një ambient të përshtatshëm për jetesë familjare, larg zhurmës së qytetit, duke garantuar rehati dhe cilësi të lartë jetese. Çmimi: 1,700 €/m². Një mundësi shumë e mirë për ata që kërkojnë një apartament me sipërfaqe të konsiderueshme, organizim praktik dhe në një zonë të qetë.
Veçori te pronës
Ballkon
Lulishte
Statistika
Data e publikimit: 10/07/2026Vizita të pronës: 194Çmimi për m2: €1,732.28
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni