Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+20
Vile Moderne Per Shitje Prane Teg.
Mjull-Bathore, Rezidenca Elysium, Tiranë
Ofrojmë për shitje vilë moderne në rezidencën ELYSIUM pranë TEG. Vila përbëhet nga 3 kate, me 325 m2 sipërfaqe ndërtimi dhe 347 m2 sipërfaqe truall. Kati përdhe organizohet në sallon, ambient gatimi dhe ngrënie, 1 tualet, verandë, oborr të gjelbëruar dhe 4 vende parkimi. Kati i parë ka 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe verandë. Kati -1 ka ambient të madh, dhomë home cinema, dhomë të përshtatur për kantinë vere, 1 tualet dhe lavanderi. Vila është e mobiluar bashkëkohore dhe pak e banuar. Rezidenca ELYSIUM ndodhet në zonën e Mjull Bathores, 5 minuta nga qendra tregtare TEG. Disponon dokumentacion të rregullt hipotekor.
Data e publikimit: 01/10/2026Vizita të pronës: 104Çmimi për m2: €1,972
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni