Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+29
🏡 Vilë Luksoze Në Shitje – Qendër, Ndroq 🏡
Ndroq, Tiranë
Një kryevepër arkitekturore ku ndërthuren në mënyrë perfekte guri, druri dhe detajet e kuruara me dorë! Kjo vilë unike ka kërkuar 5–6 vite punë intensive për t’u ndërtuar me mjeshtëri dhe është plotësisht e pabanuar më parë. Gati për të mirëpritur pronarët e saj të rinj! Lokacioni: Ndroq Qendër, një zonë e qetë, plot gjelbërim dhe shumë pranë Tiranës. Sipërfaqe trualli: 400 m², e rrethuar totalisht për privatësi maksimale. Sipërfaqe banimi: 320 m². Viti i përfundimit: 2019-2020. Gjendja: pjesërisht e mobiluar, e pabanuar. Dokumentacioni: dokumente të rregullta pronësie (hipotekë). Organizimi: kati -1 me bodrum, garazh privat dhe 1 banjo; kati 1 me dhomë ndenjeje, kuzhinë të veçuar, parabanjo, banjo dhe korridor; kati 2 me dhomë ndenjeje me oxhak, ballkon të madh, 2 dhoma gjumi dhe 2 banjo. Veçori të tjera: punime dekorative cilësore në gur dhe dru, si dhe 2 puse uji funksionale.
Data e publikimit: 30/09/2026Vizita të pronës: 109Çmimi për m2: LEK 243,750
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni