Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




+7
Ne Komunen E Parisit Shitet Super Apartament 3+1+2+DEPO, Opsionale Garazh Me Vlere Ekstra!!!
Komuna e Parisit, Tiranë
Shitet apartament luksoz i tipologjisë 3+1+2, i pozicionuar në katin e 3-të të një pallati të mirëadministruar, në një nga zonat më elitare dhe më të kërkuara për banim në Tiranë – Komuna e Parisit, shumë pranë “Log In Bar”. Prona karakterizohet nga hapësira të bollshme, organizim shumë funksional dhe investim cilësor në detaje, duke ofruar një standard të lartë jetese, komoditet maksimal dhe një mundësi shumë të mirë investimi. Organizimi i apartamentit: ambient i madh dhe i ndriçuar ndenjeje, i bashkuar me kuzhinën open space; oxhak funksional; korridor shpërndarës; 3 dhoma gjumi; 2 tualete moderne, njëra në dhomën matrimoniale en suite; ballkon i mbyllur, i përshtatshëm për përdorim shtesë si ambient, lavanderi ose hapësirë pune. Karakteristika shtesë: apartament i mobiluar, rifinitura cilësore, planimetri funksionale, ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, pallat i qetë dhe i mirëadministruar, ambient i ngrohtë dhe komod. Shtesa të rëndësishme: depo private për magazinim dhe garazh 19 m² me vlerë ekstra 30,000 €. Vendndodhje premium në Komuna e Parisit, me akses të shpejtë në qendër të qytetit, afërsi me bare, restorante dhe qendra shërbimi, infrastrukturë të zhvilluar dhe kërkesë të lartë për banim dhe investim. Pronë me dokumentacion të rregullt hipotekor.
Data e publikimit: 20/06/2026Vizita të pronës: 248Çmimi për m2: €2,328
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni