Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




+15
Shitet Vilë 3-Katëshe në Farkë – Sipërfaqe Toke 1,000 m²
Farkë, Tiranë
Shitet vilë 3-katëshe, ku ndërthuren elementet tradicionale dhe klasike me stilin bashkëkohor, e mobiluar me shumë kujdes dhe elegancë. Prona është e vendosur mbi një sipërfaqe prej 1,000 m² tokë të gjelbëruar, duke ofruar privatësi, qetësi dhe një ambient të mrekullueshëm për familjen tuaj. Vila ndodhet direkt në rrugën kryesore, por njëkohësisht në një pozicion të qetë, larg zhurmës dhe ndotjes akustike, si dhe vetëm 5 minuta larg TEG. Karakteristikat kryesore: 3 kate, të ndriçuara natyralisht dhe me dritare panoramike; sallon i madh dhe kuzhinë bashkëkohore; 4 dhoma gjumi; 3 tualete; ballkone dhe veranda panoramike; hapësira të bollshme dhe funksionale. Ambienti i jashtëm përfshin kopsht të gjelbëruar 1,000 m² me peizazh të kuruar, tarracë panoramike, zonë barbecue, ndriçim të jashtëm, gardh dekorativ, 1 garazh të mbyllur dhe mundësi parkimi për disa automjete.
Data e publikimit: 22/09/2026Vizita të pronës: 145Çmimi për m2: €2,694
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni