Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+11
Për Shitje Shtëpi Pushimi Prej Druri Në Rezidencë Private – Ishull Lezhë!
Ishull Lezhë, Lezhë
PËR SHITJE SHTËPI PUSHIMI PREJ DRURI NË REZIDENCË PRIVATE – ISHULL LEZHË! Në një rezidencë private në Ishull Lezhë, ofrojmë për shitje një shtëpi pushimi prej druri, ideale për ata që kërkojnë qetësi, natyrë dhe privatësi. Rezidenca ndodhet shumë pranë lagunës, si dhe disa prej restoranteve dhe hoteleve më të mira të zonës. Ajo karakterizohet nga gjelbërimi i bollshëm, shumëllojshmëria e pemëve frutore, qetësia dhe administrimi i mirë. Në hyrje të pronës ndodhet oborri, së bashku me verandën, ambientin e zgarës dhe depo. Kati përdhe 90.92 m organizohet në sallon me oxhak, ambient gatimi dhe ambient ngrenie, si dhe tualet. Papafingo: 41.68 m, dhoma matrimoniale me hapësirë të bollshme dhe ndriçim natyral. Shtëpia është e ndërtuar me izolim 5-shtresor, e pajisur me sistem rrufepritës dhe ofron komoditet për qëndrime relaksuese në çdo stinë.
Data e publikimit: 06/10/2026Vizita të pronës: 65Çmimi për m2: €923
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni