Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+1
Vlorë, Jale, Jalë
🌊 INVESTIM EKSKLUZIV NË JALË! APARTAMENT 1+1 NË NJË KOMPLEKS MODERN PRANË DETIT! 📍 Jalë – Riviera Shqiptare 💎 93.4 m² SIPËRFAQE TOTALE | BALLKON 13.9 m² | POST PARKIMI Një mundësi e veçantë për të investuar në një nga destinacionet më të bukura dhe më të kërkuara të rivierës shqiptare! Ofrohet për shitje një apartament 1+1 në një kompleks modern në Jalë, i projektuar sipas standardeve bashkëkohore të ndërtimit dhe me fokus te komoditeti, eleganca dhe cilësia e jetesës pranë detit. Apartamenti disponon një sipërfaqe totale prej 93.4 m², ku përfshihen 75.9 m² sipërfaqe neto dhe 17.5 m² sipërfaqe të përbashkëta. ✨ ORGANIZIMI I APARTAMENTIT: Sallon me ambient gatimi të integruar. Një dhomë gjumi. Një tualet. Ballkon me sipërfaqe 13.9 m², ideal për relaks dhe për të shijuar klimën e mrekullueshme të Jalës. 🌿 AVANTAZHE QË E BËJNË KËTË PRONË TË VEÇANTË: 🔹 Kompleks modern me arkitekturë bashkëkohore. 🔹 Pozicion në një nga destinacionet më të preferuara të rivierës. 🔹 Ballkon i bollshëm për momente relaksi. 🔹 Post parkimi privat me sipërfaqe 14.4 m². 🔹 Dritare dopio xham. 🔹 Ambiente të projektuara për ndriçim dhe ajrim natyral. 🔹 Standard i lartë ndërtimi dhe komoditet në çdo detaj. 🚗 PARKIM PRIVAT Prona disponon gjithashtu një post parkimi prej 14.4 m², me vlerë 25.000 EURO, i cili ofron komoditet dhe siguri shtesë, duke rritur edhe vlerën e investimit. 💰 VLERAT E INVESTIMIT: Çmimi i apartamentit: 3.500 €/m² Sipërfaqja totale: 93.4 m² Vlera e apartamentit: 326.900 EURO Post parkimi: 25.000 EURO Vlera totale me parkim: 351.900 EURO 📅 Kompleksi eshte afer perfundimit, beje tenden kete prone ku deti dhe horizonti jane te tuat ne 365 dite te vitit. 📞 Për informacione ose vizitë në pronë më kontaktoni: RE/MAX DELUXE VLORE Nr Kontakti: +355 69 44 11 311 Përball Conad, Vlorë, Shqipëri Ju mirëpresim!
Data e publikimit: 14/11/2026Vizita të pronës: 50Çmimi për m2: €38
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni
