Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni


Ekskluzive!! Super mundësi investimi! Godinë 5-katëshe (Hotel) në shitje në bregdetin e Himarës, në Qeparo ID 3922
Qeparo, Himarë, Vlorë
Super mundësi investimi në Qeparo, Himarë. Shitet godinë 5-katëshe me sipërfaqe 750 m² (508 m²), me hipotekë. Katet lidhen me shkallë të brendshme. Godina ka 7 tualete me dritare, 9 ballkone dhe 2 pishina, një në oborr dhe një në tarracë, me orientim me diell. Oborri ka sipërfaqe 600 m² dhe përfshin një pishinë 40 m² me thellësi 2.3 m. Hapësira rreth pishinës mund të akomodojë 15 shezlongë. Oborri është i gjelbëruar me pemë frutore dhe pisha; pjesa në hyrje është e shtruar me pllaka guri dhe mund të shërbejë për parkimin e 8 makinave. Pranë hyrjes ndodhet një godinë 1-katëshe prej 40 m², me furrë druri, e përshtatshme si kuzhinë hoteli. Kati i parë, 91 m²: ambient open space me lartësi 3–5.5 m, tualet, depo e vogël dhe magazinë 40 m² me hyrje nga pjesa e pasme. Kati i dytë, 102 m²: sallë ngrënieje, dhomë ndenjeje me oxhak funksional, kuzhinë, 2 tualete, dhomë gjumi dhe 2 ballkone. Kati i tretë, 114 m²: soxhorno, kuzhinë, tualet, dhomë gjumi, ballkon dhe verandë. Kati i katërt, 141 m²: 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 4 ballkone. Kati i pestë, 55 m²: dhomë gjumi, tualet, ballkon, verandë dhe pishinë në tarracë. Përpara godinës ndodhet edhe një tokë që mund të përfshihet me çmim shtesë dhe mund të shërbejë si verandë hoteli. Prona ka pamje nga deti dhe mali dhe ndodhet 7 minuta larg detit, në rrugën që lidh bregdetin me fshatin e vjetër të Qeparosë. Çmimi i shitjes: 1.250.000 euro.
Data e publikimit: 06/11/2026Vizita të pronës: 30Çmimi për m2: €1,667
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

