Apartament 1+1 në shitje në Liam 2 Residence, Golem – 69m², 82,440€
Filluan Shitjet Ne Liam 2 Residence, Golem!
12
+8
€82,440.00
Liam 2 Residence, Golem, Durrës
1 Dhoma
1 Banjo
69
Pershkrimi i pronës
Ju prezantojm LIAM 2 Residence, një projekt rezidencial modern në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit shqiptar, në Golem, vetëm rreth 350 metra nga plazhi me rërë.
LIAM 2 Residence është konceptuar për të ofruar një kombinim të harmonizuar mes komfortit modern, cilësisë së ndërtimit, funksionalitetit dhe një lokacioni strategjik pranë detit. Projekti përfaqëson fazën e dytë të zhvillimit LIAM, duke vijuar konceptin e rezidencës LIAM 1, e pozicionuar në afërsi të drejtpërdrejtë.
Rezidenca ofron një përzgjedhje apartamentesh me organizime të ndryshme, nga studio dhe apartamente 1+1, 2+1, duke i përshtatur nevojave të ndryshme për banim, pushime apo investim.
KARAKTERISTIKAT E REZIDENCËS
• Pozicionim vetëm rreth 350 m nga deti
• Arkitekturë moderne dhe koncept bashkëkohor rezidencial
• Pishinë për përdorim të rezidentëve
• Fitness center
• Parkim nëntokësor
• Ashensorë modernë
• Ambiente të përbashkëta të mirëorganizuara
• Apartamente me sipërfaqe dhe konfigurime të ndryshme
• Mundësi për blerje të parkimit në garazhin nëntokësor
Pozicioni i LIAM 2 Residence e bën projektin të përshtatshëm si për banim sezonal dhe pushime pranë detit, ashtu edhe për banim gjatë gjithë vitit. Vendndodhja në Golem dhe kërkesa e lartë për akomodim turistik e bëjnë projektin të përshtatshëm edhe për investim dhe dhënie me qira.
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Qasje për karrocë
Statistika
Data e publikimit: 29/09/2026Vizita të pronës: 84Çmimi për m2: €1,194.78
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni