Golem - photos
Golem - photos
Golem - photos
Golem - photos

+16

€127,540

Apartament 2+1 në shitje në Nova Residence, Golem – 91m², 127,540€

Apartament 2+1 Në Shitje | Nova Residence, Golem!

Nova Residence, Golem, Durrës

2 Dhoma
1 Banjo
91

Pershkrimi i pronës

Një hapësirë e re për të shijuar jetën pranë detit! Apartament tipologji 2+1 në Nova Residence, Golem, një mundësi ideale për ata që dëshirojnë të kenë një shtëpi pranë detit, në një ambient bashkëkohor dhe në një kompleks rezidencial të mirëorganizuar. Me një sipërfaqe bruto prej 91.10 m², apartamenti ndodhet në katin e katërt të një godine 6-katëshe dhe ofron një organizim funksional dhe komod të hapësirave të banimit. Apartamenti organizohet në një ambient ndenjeje me kuzhinë të integruar, dy dhoma gjumi, një tualet dhe një ballkon me dalje nga njëra prej dhomave të gjumit. Orientimi perëndimor mundëson shfrytëzimin e dritës natyrale gjatë orëve të pasdites. Prona ndodhet vetëm 250 metra në vijë ajrore nga deti. Nova Residence ofron një koncept bashkëkohor banimi, ku cilësia e ndërtimit, prania e ashensorit dhe administrimi i kompleksit kontribuojnë në një ambient të organizuar dhe komod. Apartamenti është aktualisht në proces ndërtimi, me përfundim të parashikuar në verën e vitit 2027. Dorëzohet i pamobiluar. Tipologjia: 2+1. Sipërfaqja bruto: 91.10 m². Kati: 4. Godina: 6 kate. Organizimi: ambient ndenjeje me kuzhinë, 2 dhoma gjumi, 1 tualet dhe ballkon. Orientimi: Perëndim. Distanca nga deti: 250 m në vijë ajrore. Ashensor: Po. Administrim kompleksi: Po. Parkimi: mundësi blerjeje me çmim të veçantë. Gjendja: në proces ndërtimi. Përfundimi i parashikuar: verë 2027. Pagesa: totale. Çmimi i shitjes: 127,540 €.


Veçori te pronës

  • balconyBallkon

Statistika

Data e publikimit: 09/11/2026Vizita të pronës: 93Çmimi për m2: €1,402


A mund ta blini këtë pronë?

Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

Llogaritësi i Kredisë »

Harta



Dërgoja një miku


Prona të ngjashme