Apartament 2+1 në shitje në Golem – 115m², 120,000€
Super Mundesi Investrimi Ne Qender Te Golemit Perball Bonita Luxury!!!
15
€120,000.00
Golem, Durrës
2 Dhoma
1 Banjo
115
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Apartament Premium me Super Çmim – Golem
OPORTUNITET INVESTIMI NË GOLEM – VETËM 120,000€!
Një apartament me potencial të jashtëzakonshëm investimi, i pozicionuar pak hapa larg qendrës së Golemit dhe vetëm 300 metra nga deti.
Sipërfaqe neto: 111.94 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 4.10 m²
Verandë: rreth 80 m²
Kati: 6, papafingo / kati i fundit
Orientim: Veri-Lindje
Çmimi: 120,000€
Apartamenti kërkon rikonstruksion dhe investim, duke e bërë një mundësi shumë interesante për ta transformuar në një pronë moderne dhe për ta kthyer në investim me potencial të lartë kthimi.
Veranda prej 80 m² është një nga pikat më të forta të pronës. Hapësira open-space mund të personalizohet me xhakuzi, BBQ, zonë lounge, tavolinë ngrënieje, gjelbërim etj., duke krijuar një ambient perfekt për pushime ose për qira turistike.
Çmimi për m² në zonën përreth po shkon rreth 1,500–1,600€/m², ndërsa kjo pronë ofrohet me një çmim shumë konkurrues, duke krijuar mundësi për një investim me potencial të konsiderueshëm pas rikonstruksionit.
Pa ashensor aktualisht, por ekziston mundësia për vendosjen e një ashensori privat, duke rritur ndjeshëm komoditetin dhe potencialin e pronës.
300 m nga deti | Pranë qendrës | 80 m² verandë | Potencial i lartë investimi
Për më shumë informacion ose për ta vizituar pronën, na kontaktoni!
Statistika
Data e publikimit: 18/08/2026Vizita të pronës: 249Çmimi për m2: €1,043.48
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni