BritAlb Properties
Farkë e Vogël - photos
Farkë e Vogël - photos
Farkë e Vogël - photos
Farkë e Vogël - photos

+2

€835,406

Vilë 4+1 në shitje në Farkë e Vogël – 835,406€

Vilë Luksoze në Shitje – Farkë e Vogël, Rruga "Diga e Liqenit", Tiranë

Farkë e Vogël, Farkë e Vogel, Tiranë

4 Dhoma
3 Banjo
321

Pershkrimi i pronës

Ofrohet për shitje një vilë moderne dhe ekskluzive, e pozicionuar në Farkë të Vogël, pranë Rrugës "Diga e Liqenit", një nga zonat më të qeta, elitare dhe të preferuara për banim pranë Liqenit të Farkës. Kjo pronë është projektuar për të ofruar komoditet maksimal, funksionalitet dhe standarde të larta ndërtimi, duke qenë një zgjedhje ideale si për banim familjar ashtu edhe për investim afatgjatë. Vila ka një sipërfaqe totale ndërtimi prej 321.31 m² dhe është ndërtuar mbi një parcelë me sipërfaqe bruto 452.35 m² dhe sipërfaqe neto 374.35 m². Organizimi i ambienteve është menduar me kujdes për të garantuar hapësira të bollshme dhe një stil jetese bashkëkohor. Kati nëntokë, me sipërfaqe 100 m², përfshin një palestër, dhomë teknike, lavanderi, një dhomë shtesë dhe një tualet. Kati përdhe, me sipërfaqe 101.56 m², organizohet në një sallon të bollshëm, ambient gatimi, një dhomë dhe një tualet. Kati i parë, me sipërfaqe 106.15 m², përfshin dhomat e gjumit, garderobën dhe tualetet, ndërsa dalja në shkallë zë një sipërfaqe prej 13.6 m². Detajet e pronës: • Vendndodhja: Farkë e Vogël, Rruga "Diga e Liqenit", Tiranë • Tipologjia: Vilë • Sipërfaqe totale ndërtimi: 321.31 m² • Sipërfaqe parcele bruto: 452.35 m² • Sipërfaqe parcele neto: 374.35 m² Organizimi: • Kati Nëntokë (100 m²): Palestër, dhomë teknike, lavanderi, dhomë dhe tualet • Kati Përdhe (101.56 m²): Sallon, ambient gatimi, një dhomë dhe tualet • Kati i Parë (106.15 m²): Dhomat e gjumit, garderobë dhe tualete • Dalje në shkallë: 13.6 m² Çmimi: • 2,600 €/m² • Çmimi Total: 835,406 € Për më shumë informacion dhe për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni: +355 69 428 6063 +355 69 204 6914 marketingbritalb@gmail.com www.britalbgroup.com BritAlb Group – Your Dream. Your Investment. Our Mission.


Statistika

Data e publikimit: 24/07/2026Vizita të pronës: 293


A mund ta blini këtë pronë?

Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

Llogaritësi i Kredisë »

Harta



Dërgoja një miku