Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




+20
Shesim Apartament Tek Vm Residence Faza 1, Golem !
Golem, Vm Residence, Durrës
Zbuloni një mundësi unike investimi dhe jetese në një nga zonat bregdetare më të kërkuara! VM Residence në Golem ofron apartamente moderne me konfigurime të ndryshme. Apartamenti eshte i tipologjise 1+1 por ka mundesi modifikimi ne 2+1, me siperfaqe 72.7m2 totale i ndërtuar sipas standardeve më bashkëkohore të cilësisë dhe komoditetit. Rezidenca përbëhet nga 10 ndërtesa me shtatë kate mbi toke të pajisura me ashensorë dhe 1 Hotel me spa dhe pishine dimerore, dhe zona të përbashkëta të rregulluara me kujdes. Brenda kompleksit do të gjeni një bar-restorant, piceri, pishinë, dhe shumë fasilitete të tjera për një stil jetese relaksues. Pjesë e projektit është edhe Aquaparku më i madh në rajon me një sipërfaqe rreth 10,000m² – një vlerë e shtuar unike për banorët dhe pushuesit. Vetëm 250 metra larg detit – një distancë që mund të përshkohet lehtësisht me këmbë. Apartamenti eshte ne faze perfundimtare dhe eshte prane dorezimit. I përshtatshëm për jetesë, pushime verore, ose investim me kthim të garantuar në një zonë me zhvillim të vazhdueshëm. Na kontaktoni për një vizitë në pronë ose për të parë planimetritë aktive!
Data e publikimit: 19/10/2026Vizita të pronës: 11Çmimi për m2: €1,593
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni
