Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+6
Shesim Vilë Me Oborr, Në Kompleksin "turquoise Marina"!
Turquoise Marina, Hamallaj, Durrës
Turquoise Marina është ndër projektet më të mëdha, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit, i pozicionuar në Hamallaj, në zonën e Gjirit të Lalëzit. Me një sipërfaqe totale prej 350'000 m² (35 ha) dhe sipërfaqe ujore 38'400 m². Distanca nga Tirana është 40 Km, 35 km nga Aeroporti i Rinasit "Nënë Tereza" dhe 23 km nga Porti i Durrësit. Turquoise Marina ofron cilësi të lartë të përcaktuar nga EUROKOD, me respektim rigoroz të 10 standardeve evropiane për projektimin strukturor. Kompleksi ofron termoizolim, teknologji të lartë, siguri të plotë me sistem dixhital si dhe një arkitekturë moderne dhe shumë funksionale. Shërbimet: Aquapark, Pishinë, Port Detar, Bar, Restorant. Facilitete: Plazh Privat, Ankorim per varka, Parkim i dedikuar, Korsi biçikletash, Ambiente sportive. Vila ka sipërfaqe fizike 155m² në katin e parë: ambientin e ngrënies, kuzhina dhe gatimi, një dhomë gjumi, një tualet, verandë. Kati i dytë: dy dhoma gjumi, dhoma matrimoniale, dhoma e gjumit e fëmijëve, një tualet dhe ballkon. Kati -1 është open space. Sipërfaqe fizike: 155 m², Sipërfaqe nentoke: 100.7 m², Sipërfaqe oborri: 387.26 m², Sipërfaqe verande: 35.7 m², Sipërfaqe parcele: 486 m².
Data e publikimit: 07/03/2026Vizita të pronës: 386Çmimi për m2: €1,976
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni