Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni


Vile Per Shitje Te Turquoise Marina - Gjiri I Lalezit
Turquoise Marina, Hamallaj, Durrës
Ne Gjirin e Lalzit, Shitet Vile Individuale ne Kompleksin Turquoise Marina. Turquoise Marina eshte nder projektet me te medha, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne rajonin e Ballkanit, me nje siperfaqe totale prej 350'000m2 (35 ha) dhe siperfaqe ujore 38'400m2, i pozicionuar ne Hamallaj, ne zonen e Gjirit te Lalezit. Turquoise Marina ofron cilesi te larte te percaktuar nga EUROCODE, me ndjekje rigoroze te 10 standardeve evropiane per dizajnin strukturor. Investimi ka ne perberje hapesira te dedikuara per terrene sportive, pishina, Aquapark, Marine Port dhe faciliete te shumta per t'iu dhuruar nje jetese te qete, larg zhurmes dhe kaosit te perditshem te qyteteve. Kompleksi "Turquoise Marine" ofron izolim termik, teknologji te larte, siguri te plote me sistem te dixhitalizuar si dhe nje arkitektura moderne dhe teper funksionale. Distanca nga Tirana eshte 40 Km, 35 km nga Aeroporti i Rinasit "Nene Tereza", dhe 23 km nga Porti i Durresit. Shërbimet: Aquapark, Pishinë, Port Detar, Bar, Restorant. Facilitete: Plazh Privat, Ankorim per varka, Parkim i dedikuar, Korsi biçikletash, Ambiente sportive. Sipërfaqe fizike: 121 m², Sipërfaqe verande: 17.75m², Sipërfaqe oborri: 148.69 m², Sipërfaqe parcele: 218 m². Kati 1- Organizohet ne ambientin e ngrenies, kendin e gatimit & kuzhine, te dyja te aksesueshme me verandën. Ne te njejtin kat kemi nje tualet me dritare. Kati 2- Organizohet ne 2 dhoma gjumi dhe nje tualet me dritare.
Data e publikimit: 04/09/2026Vizita të pronës: 241Çmimi për m2: €3,223
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

