Apartament 1+1 në shitje në Golem, Durrës – 55m², 89,500€
Shitet Apartament 1+1 + Post Parkimi në Golem – Vetëm 89.500 € !
6
€89,500.00
Golem, Durrës
1 Dhoma
1 Banjo
55
Pershkrimi i pronës
Në një nga zonat më të preferuara të Golemit, shumë pranë detit, ofrohet për shitje një apartament komod 1+1, i pozicionuar në katin e 5-të të një pallati të mirëadministruar. Apartamenti ka orientim Lindje, duke përfituar ndriçim natyral gjatë gjithë paradites dhe një atmosferë të ngrohtë e të këndshme për banim. Prona organizohet në sallon së bashku me ambientin e gatimit, një dhomë gjumi, tualet dhe ballkon, duke ofruar hapësira funksionale dhe komode për jetesë apo pushime. Një vlerë e shtuar e kësaj prone është posti i parkimit privat në katin -1, i përfshirë në çmim, duke garantuar komoditet dhe siguri maksimale. Vendndodhja strategjike, pranë vijës bregdetare dhe faciliteteve kryesore të zonës, e bën këtë apartament një mundësi ideale si për banim, ashtu edhe për investim me potencial të lartë qiradhënieje gjatë sezonit turistik. Zona e Golemit vazhdon të jetë ndër më të kërkuarat në bregdetin shqiptar për investime në pasuri të paluajtshme. - Çmimi: 89.500 € - Golem, pranë detit - 1 Dhomë gjumi - Post parkimi në katin -1 - Pozicionuar ne Katin 5 - Orientim Lindje. Një mundësi e shkëlqyer për të pasur shtëpinë tuaj pranë detit ose për një investim të sigurt dhe fitimprurës. Per me teper informacion apo nje vizite ne prone ju lutem kontaktoni !
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Ballkon
Statistika
Data e publikimit: 24/06/2026Vizita të pronës: 196Çmimi për m2: €1,627.27
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni