Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+2
Rezidenca Narea - Studio Premium Per Shitje , Mundesi Pagese Me Keste!
Durrës
Rezidenca Narea – Ikonë Arkitekturore dhe Investim Elitar. Rezidenca Narea përfaqëson një nga zhvillimet më të veçanta rezidenciale, ku arkitektura futuriste ndërthuret me natyrën dhe luksin modern. Projekti dallohet për formën e tij ikonike organike, me linja të harkuara dhe fasada të gjelbëruara vertikalisht. E pozicionuar në një ambient të hapur dhe pranë detit, rezidenca ofron një kombinim mes qetësisë natyrore dhe jetesës urbane. Struktura përbëhet nga 16 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë. Apartamenti disponon sipërfaqe bruto 34 m², sipërfaqe ballkoni 7.70 m², sipërfaqe të përbashkët 9.70 m² dhe sipërfaqe totale 51.40 m². Fasadat dinamike me elemente të gjelbërimit vertikal dhe ballkonet e thella krijojnë një mikroklimë të rehatshme; hapësirat e përbashkëta përfshijnë pishina dhe ambiente rekreative. Afati i përfundimit është 36 muaj.
Data e publikimit: 27/10/2026Vizita të pronës: 70Çmimi për m2: €2,570
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni