Vilë 3+1 me qera në Vilat Amerikane, Tiranë – 547m², 5,000€
Jepet Me Qira Vile 3 Kateshe Tek Vilat Amerikane!
34
€5,000.00 /muaj
Vilat Amerikane, Tiranë
3 Dhoma
2 Banjo
547
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Jepet me qira Vilë Premium 3-katëshe – Elegancë moderne & komoditet absolut. Ju prezantojm një vilë rezidenciale të standardit të lartë, e projektuar me arkitekturë moderne, materiale cilësore dhe detaje estetike të përzgjedhura me kujdes. Çdo ambient reflekton luks, funksionalitet dhe privatësi për një jetesë familjare ekskluzive. 100 m² çdo kat. Garazh i mbyllur elektrik + 2 poste parkimi jashtë. Ambienti i ditës – Salloni: sallon i bollshëm me mobilim bashkëkohor, ndriçim dekorativ premium dhe elementë dizajni që krijojnë atmosferë të ngrohtë e elegante. Dritaret e mëdha sigurojnë ndriçim natyral dhe lidhje vizuale me ambientin e jashtëm. Kuzhina & zona e gatimit: kuzhinë e kompletuar me pajisje cilësore, ishull qendror funksional dhe ndriçim elegant. Organizim praktik për gatim komod dhe socializim familjar. Verandë relaksi: ambient i dedikuar relaksit me mobilim komod, ideal për kafe në mëngjes ose mbrëmje të qeta familjare. Tualet & SPA privat: tualet modern me përfundime cilësore, kabinë dushi walk-in dhe detaje dekorative që krijojnë ndjesi SPA në shtëpi. Garderobë & hapësira organizimi: ambient i dedikuar garderobe me sistem organizimi premium dhe ndriçim të integruar. Organizimi i pronës: Kati 1: garazh elektrik i mbyllur, depo dhe ambient luksoz organizimi. Kati 2: sallon reprezentativ, kuzhinë moderne, tualet dhe verandë relaksi. Kati 3: dy dhoma gjumi, garderobë e dedikuar (mundësi dhomë fëmijësh), tualet dhe ballkone. Standard i lartë ndërtimi dhe mobilimi. Ideale për familje që kërkojnë privatësi, hapësirë dhe cilësi jetese.
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Ballkon
Statistika
Data e publikimit: 27/06/2026Vizita të pronës: 159