




+17
Apartament 1+1 Plus Post Parkimi Për Qira Te Shkolla E Kuqe
Shkolla e Kuqe, Tiranë
Ofrohet apartament për qira mbrapa Shkollës së Kuqe, me post parkimi. Ndodhet në katin e dytë të një ndërtimi shumë cilësor me fasadë të ventiluar. Apartamenti jepet tërësisht i mobiluar, me cilësi dhe stil modern, dhe është i pabanuar më parë. Ka pajisje të reja elektroshtëpiake, përfshirë sobë dhe lavastovilje, dhomë gjumi me dyshek dhe dollap të bollshëm, tualet inkaso me hidrosanitare premium, Smart TV dhe kondicioner. Organizimi i brendshëm përfshin sallon ndenjeje, kënd gatimi, dhomë gjumi, korridor dhe ballkon. Çmimi është shënuar në lek. Për vizitë në pronë, kontaktoni agjentin.
Data e publikimit: 08/05/2026Vizita të pronës: 178