
Zyrë - Për Qira - Shallvaret, Tiranë
Shallvaret, Tiranë
Ambienti ndodhet në katin e parë banim të një pallati ekzistues, pa ashensor, në një nga zonat më të kërkuara dhe të aksesueshme të Tiranës. Zyra është e organizuar në një ambient open space dhe një tualet, duke ofruar një hapësirë funksionale dhe të përshtatshme për aktivitete të ndryshme profesionale si zyra konsulence, kontabiliteti, IT, marketingu, studio projektimi etj. Ambienti është i rinovuar totalisht, me punime cilësore dhe i gatshëm për ushtrimin e aktivitetit menjëherë, pa nevojën e investimeve shtesë. Pozicionimi në zonën e Shallvareve mundëson akses të shpejtë me qendrën e qytetit dhe rrugët kryesore. Tatimi në burim nuk është i përfshirë në çmimin e qirasë.
Data e publikimit: 31/07/2026Vizita të pronës: 171