Apartament 3+1 me qera në Rruga e Kavajes, Tiranë – 129m², 2,700€
Apartament me qera 3+1 në Rrugën e Kavajës, Tiranë
7
€2,700.00 /muaj
Rruga e Kavajes, Rruga e Kavajës, Tiranë
3 Dhoma
2 Banjo
129
Pershkrimi i pronës
Jepet me qera për herë të parë apartament luksoz 3+1 me 2 banjo në kompleksin Tirana Garden Building, në Rrugën e Kavajës, Tiranë. Apartamenti ka sipërfaqe 129 m² dhe ndodhet në një kat të lartë të një ndërtese të vitit 2024.
Organizimi përfshin korridor shpërndarës, ambient ndenjeje me dalje në ballkon, 3 dhoma gjumi të ndriçuara dhe 2 banjo. Njëra prej dhomave të gjumit ka dalje në ballkon, banjo private dhe garderobë brenda dhomës.
Apartamenti ofrohet me arredim modern, elektroshtepiake të markave cilësore dhe sistem ngrohjeje multisplit, për një jetesë komode.
Në çmimin e qirasë përfshihen një post parkimi dhe administrimi i paguar për 3 vite. Një mundësi për ata që kërkojnë apartament me qera në Tiranë, me hapësira të bollshme dhe parkim të përfshirë. Kontaktoni për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë.