



+13
Super Vilë për Qira në Farkë – Roses Residence
Farkë, Roses Residence, Tiranë
Vilë 3-katëshe me sipërfaqe totale dhe të brendshme 300 m², me qira në Roses Residence, Farkë. Prona ndodhet në një rezidencë të vogël dhe të qetë, me akses direkt në rrugën kryesore dhe vetëm 10 minuta nga qendra e Tiranës. Vila ka hipotekë, oborr individual, parket druri, oxhak, sauna, sistem kondicionimi Daikin Inverter, panel diellor, dritare triplex termike, tenda, aspirim dhe kondicionim në të gjithë godinën, ndriçim LED dhe kuzhinë të kompletuar e të arreduar. Përfshin sistem kamerash sigurie dhe 4 poste parkimi. Punimet e brendshme dhe arredimi kanë vlerë mbi 250,000 € dhe janë sapo përfunduar. Kati -1: sallon me oxhak dhe kuzhinë, kënd për palestër, tualet, sauna, ambient magazinimi dhe dhomë garderobe. Kati 0: oborr individual, korridor hyrës, tualet, kuzhinë e veçuar me dalje në oborr dhe sallon me oxhak e dalje direkte në oborr. Kati 1: 3 dhoma gjumi, korridor dhe 1 tualet. Ka verandë të bollshme me kënd ndenjeje, televizor 55 inç dhe ambient për argëtimin e fëmijëve. Roses Residence përbëhet nga vetëm 15 vila. Sipërfaqja e tokës është 200 m². Vila është plotësisht e mobiluar.
Data e publikimit: 31/10/2026Vizita të pronës: 38