Vilë 2+1 me qera në Rezidenca Porta e Gjelbër, Tiranë – 255m², 2,800€
Jepet me qira Vile Luksoze Me Pishine, Rezidenca Porta e Gjelber
14
€2,800.00 /muaj
Rezidenca Porta e Gjelbër, Tiranë
2 Dhoma
3 Banjo
255
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Zbuloni një vilë të veçantë, të menduar deri në detajin më të vogël për ata që kërkojnë komfort modern, privatësi maksimale dhe një standard jete premium. Me 255 m² hapësirë të brendshme dhe 380 m² parcelë, kjo pronë ofron dritë natyrale gjatë gjithë ditës falë orientimit si dhe hapësira të kuruara me elegancë.
Organizimi perfekt për një stil jete bashkëkohor:
Kati 1: Hapësirë e gjerë ndenjeje e integruar me kuzhinën moderne, me dalje direkte në ballkon dhe tek pishina.
Kati 2: 2 dhoma gjumi dhe 1 tualet; dhoma matrimoniale me jacuzzi privat.
Kati -1: Gardërobë e dedikuar, sauna, palestër, dush dhe lavanderi.
Detaje që bëjnë diferencën:
Kompleks vilash i survejuar 24/7, izolim termik kapot, vetrata termike dhe akustike tripleks, sistem chiller Daikin + ngrohje në dysheme, pishinë me sistem ngrohje, hidrosanitare premium nga Brunes, tende elektronike në zonën e pishinës, kuzhinë e kompletuar me materiale të klasit të lartë, post parkimi i dedikuar, portë elektronike me pult.
Një pronë që ofron luks, privatësi dhe çdo komoditet që frymëzon një jetë të qetë dhe elegante.
Veçori te pronës
Alarm
Ballkon
Hapsire parkimi
Lulishte
Statistika
Data e publikimit: 04/05/2026Vizita të pronës: 273