




+10
Vile per qira me pishinë ne rezidence private, prane Liqenit te Thate!
Liqeni i Thatë, Tiranë
Në një nga rezidencat më të qeta dhe ekskluzive të zonës së Liqenit të Thatë, ofrohet për qira kjo vilë moderne, në proces mobilimi dhe e pabanuar më parë, e projektuar për të ofruar komoditet maksimal dhe standarde të larta jetese. Vila është e organizuar në katër nivele: Kati -1 përfshin dy poste parkimi të mbyllura dhe ambientin e lavanderisë, të pajisur me lavatriçe dhe tharëse. Kati përdhe përbëhet nga një sallon i bollshëm dhe plot dritë natyrale, i integruar me kuzhinën moderne, e cila do pajiset me të gjitha elektroshtepiaket. Në këtë kat ndodhet gjithashtu edhe tualeti i ditës. Kati i dytë organizohet në dy dhoma gjumi, një tualet dhe dalje në verandë. Kati i tretë është dedikuar tërësisht suitës matrimoniale, e cila përfshin garderobë të veçantë dhe tualet privat. Prona është ndërtim i ri, e mobiluar me kujdes. Vila disponon sistem ngrohje-ftohje Chiller, panele diellore për eficiencë energjetike dhe pishinë me sistem ngrohje dhe ftohje. Qira: 4600 Euro neto/muaj.
Data e publikimit: 15/09/2026Vizita të pronës: 178