Century21 Epidamn
Pranë Rolling Hills - photos
Pranë Rolling Hills - photos
Pranë Rolling Hills - photos
Pranë Rolling Hills - photos

+66

€7,000 /muaj

Vilë 6+1 me qera në Rolling Hills, Tiranë – 600m², 7,000€

Jepet Me Qera Vile Prane Rolling Hills

Rolling Hills, Pranë Rolling Hills, Tiranë

6 Dhoma
5 Banjo
600

Pershkrimi i pronës

Jepet me qera vilë pranë Rolling Hills, e organizuar në tre kate me pishinë, ambiente të gjelbërta dhe garazh të mbuluar për të paktën 4 makina. Kati zero organizohet në hollin e madh open space me oxhak, ndriçim gjatë gjithë ditës me fasada xhami dhe pamje të lirë nga pjesa e pishinës. Në vazhdim, në të djathtë, është dhomë gjumi me garderobë plus tualet të brendshëm dhe një tualet tjetër dite. Kati i parë është i organizuar në korridorin kryesor, i cili bën shpërndarjen në dhomën kryesore me tualet të brendshëm, dhomën e dytë me garderobë plus tualet dhe një dhomë të tretë. Kati minus një është i organizuar në krahun e djathtë me kuzhinë gatimi më vete, zonë ngrënieje, dhomë lavanderie dhe boileri dhe një dhomë të madhe ndenjeje. Në anën e majtë është një dhomë e madhe me kondicionim, sallon ndenjeje, tualet dhe dhoma e dytë në vazhdim, e lidhur me shkallë me pjesën e garazhit për akses të brendshëm nga garazhi. Në pjesën e përparme vila ka zonën e pishinës me dush dhe në krah një patio me pergola druri, si zonë relaksi dhe ngrënieje. Vila është e kuruar deri në detaje për pjesën e gjelbërimit rreth saj. Ka hyrje të posaçme, sistem kamerash dhe rrethim përgjatë gjithë vilës. Vila ka 600 m² ndërtim dhe 1040 m² truall. E pa mobiluar. Certifikimi është në proces.


Veçori te pronës

  • gardenLulishte
  • parkingHapsire parkimi
  • alarmAlarm
  • kitchen-areaKitchen Area

Statistika

Data e publikimit: 12/11/2026Vizita të pronës: 15


Harta



Dërgoja një miku


Prona të ngjashme