




+66
Jepet Me Qera Vile Prane Rolling Hills
Rolling Hills, Pranë Rolling Hills, Tiranë
Jepet me qera vilë pranë Rolling Hills, e organizuar në tre kate me pishinë, ambiente të gjelbra dhe garazh të mbyllur për të paktën 4 makina. Kati zero organizohet në hollin e madh open space me oxhak, ndriçim gjatë gjithë ditës me fasada xhami dhe pamje të lirë nga pjesa e pishinës. Në vazhdim, në të djathtë, është dhomë gjumi me garderobë, tualet të brendshëm dhe një tualet tjetër dite. Kati i parë është i organizuar me korridorin kryesor, i cili shpërndan ambientet në dhomën kryesore me tualet të brendshëm, dhomën e dytë me garderobë dhe tualet, si dhe dhomën e tretë. Kati minus një ka kuzhinë gatimi më vete, zonën e ngrënies, dhomë lavanderie dhe boileri, si dhe një dhomë të madhe ndenjeje. Në krahun tjetër ndodhen një dhomë e madhe me kondicionim, sallon ndenjeje, tualet dhe një dhomë e dytë e lidhur me shkallë me garazhin për akses të brendshëm. Përpara vilës ndodhet zona e pishinës me dush dhe një patio me pergola druri, si zonë relaksi dhe ngrënieje. Vila ka gjelbërim të kuruar, hyrje të posaçme, sistem kamerash dhe rrethim përgjatë gjithë pronës. Ka 600 m² ndërtim dhe 1040 m² truall.
Data e publikimit: 09/11/2026Vizita të pronës: 53