CENTURY 21 Epidamn
Pranë Rolling Hills - photos
Pranë Rolling Hills - photos
Pranë Rolling Hills - photos
Pranë Rolling Hills - photos

+66

€7,000 /muaj

Vilë 6+1 me qera në Rolling Hills, Tiranë – 600m², 7,000€

Jepet Me Qera Vile Prane Rolling Hills

Rolling Hills, Pranë Rolling Hills, Tiranë

6 Dhoma
5 Banjo
600

Pershkrimi i pronës

Jepet me qera vilë pranë Rolling Hills, e organizuar në tre kate me pishinë, ambiente të gjelbra dhe garazh të mbyllur për të paktën 4 makina. Kati zero organizohet në hollin e madh open space me oxhak, ndriçim gjatë gjithë ditës me fasada xhami dhe pamje të lirë nga pjesa e pishinës. Në të djathtë është dhomë gjumi me garderobë, tualet të brendshëm dhe një tualet tjetër dite. Kati i parë ka korridorin kryesor, dhomën kryesore me tualet të brendshëm, një dhomë të dytë me garderobë dhe tualet, si dhe një dhomë të tretë. Kati minus një ka kuzhinë gatimi të veçuar, zonë ngrënieje, dhomë lavanderie/boileri dhe dhomë të madhe ndenjeje. Në krahun e majtë ka një dhomë të madhe me kondicionim, sallon ndenjeje, tualet dhe një dhomë të dytë të lidhur me shkallë me garazhin për akses të brendshëm. Përpara vilës ndodhet zona e pishinës me dush dhe një patio me pergola druri, si zonë relaksi dhe ngrënieje. Vila ka gjelbërim të kuruar përreth, hyrje të posaçme, sistem kamerash dhe rrethim përgjatë gjithë pronës. Ka 600 m² ndërtim dhe 1040 m² truall. Certifikimi është në proces.


Veçori te pronës

  • parkingHapsire parkimi
  • gardenLulishte
  • alarmAlarm

Statistika

Data e publikimit: 09/11/2026Vizita të pronës: 37


Harta


Agjenti

CENTURY 21 Epidamn

CENTURY 21 Epidamn

Rruga Taulantia, Durrës


Dërgoja një miku


Prona të ngjashme