

Vilë me qera në Mjull Bathore përballë qendrës tregtare TEG id 4718
Akacia Hill, Mjull Bathore, Tiranë
Në Mjull Bathore, afër Akacia Hill, jepet me qera vilë 3-katëshe, e mobiluar në mënyrë bashkëkohore. Sipërfaqja totale e ndërtimit është 330 m² (110 m² për secilin kat). Vila ka oborr të gjelbëruar dhe mundësi parkimi për dy makina; përbëhet nga 2 salla ndenjeje, 6 dhoma gjumi, 4 ballkone, një verandë e madhe dhe 3 tualete. Kati i parë organizohet me sallë të madhe ndenjeje, kuzhinë, dhomë, tualet dhe depo. Kati i dytë ka 2 dhoma gjumi me parket dhe ballkon, si dhe tualet. Kati i tretë është papafingo me dy dhoma bosh, tualet dhe verandë të madhe me pamje. Vila është e rrethuar nga një kopsht i gjelbëruar me sipërfaqe 200 m². Jepet me qera për 2,500 euro në muaj.
Data e publikimit: 18/11/2026Vizita të pronës: 2

