



+7
Showroom - Për Qira - Laprakë, Tiranë
Laprakë, Tiranë
Jepet me qira godinë multifunksionale Laprakë, Tiranë. Jepet me qira një godinë multifunksionale me standard të lartë, e pozicionuar në zonën e Laprakës, e përshtatshme për institucione, ambasada, shkolla, klinika, zyra qendrore apo aktivitete të tjera administrative. Karakteristikat e objektit: Sipërfaqe totale: 1,400 m². E organizuar në 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Ka 14 tualete gjithsej. Çdo kat ka sipërfaqe prej 280 m². Lidhje ndërmjet kateve me shkallë të brendshme dhe ashensor funksional. Objekti disponon 2 linja elektrike trefazore, duke garantuar kapacitet të lartë energjetik për çdo aktivitet. Parkim privat për deri në 20 automjete në ambient të hapur dhe 10 automjete në ambient të mbyllur me qepen. Falë organizimit funksional, aksesit të lehtë dhe infrastrukturës së plotë, godina është ideale për ambasadë, shkollë, universitet privat, qendër trajnimi, klinikë, institucion shtetëror ose privat, si dhe për zyra korporative.
Data e publikimit: 08/09/2026Vizita të pronës: 259