




+6
Vilë Luksoze me Qira – Kodra e Diellit, Tiranë
Kodra e Diellit, Tiranë
Ofrohet për qira një vilë luksoze private në një nga zonat më ekskluzive dhe të kërkuara të Tiranës, Kodra e Diellit. E projektuar me standarde të larta jetese, kjo pronë kombinon elegancën, komoditetin dhe privatësinë në një ambient të qetë dhe prestigjioz. Vila organizohet në 4 kate (-1, 0, 1, 2) dhe ofron një sipërfaqe totale ndërtimi prej 350 m², me ambiente të bollshme, organizim funksional dhe hapësira të dedikuara për një stil jetese premium. Karakteristikat kryesore përfshijnë pishinë private, oborr 200 m2, palester, parkim privat për 2 automjete, ambiente të mëdha dhe të kuruara për një standard të lartë jetese.
Data e publikimit: 04/08/2026Vizita të pronës: 160