




+9
Vilë Luksoze me Qira – Kodra e Diellit, Tiranë
Kodra e Diellit, Kodra e Diellit 1, Tiranë
Ofrohet për qira një vilë luksoze private në një nga zonat më ekskluzive dhe të kërkuara të Tiranës, Kodra e Diellit. E projektuar me standarde të larta jetese, kjo pronë kombinon elegancën, komoditetin dhe privatësinë në një ambient të qetë dhe prestigjioz. Vila organizohet në 4 kate (-1, 0, 1, 2) dhe ofron sipërfaqe totale ndërtimi prej 350 m². Kati -1 ka garazh privat me 2 poste parkimi, dhomë teknike, depo dhe ambient shërbimi. Kati 0 ka verandë me dalje në ambientet e jashtme, pishinë private, oborr të gjelbëruar, sallon të madh, kuzhinë të veçuar e të kompletuar dhe tualet. Kati 1 ka dy dhoma gjumi të bollshme, dhomë matrimoniale master me tualet privat dhe garderobë, dhomë fëmijësh dhe tualet. Kati 2 ka dhomë multifunksionale, verandë të bollshme, tualet dhe dhomë shtesë që mund të përdoret si zyrë, studio ose dhomë miqsh. Karakteristikat përfshijnë oborr 200 m², palestër, parkim privat për 2 automjete dhe ambiente të mëdha e të kuruara. Prona ndodhet në Kodra e Diellit, Tiranë, me privatësi dhe siguri, në ambient të qetë dhe me akses të shpejtë drejt qendrës së Tiranës.
Data e publikimit: 09/11/2026Vizita të pronës: 35

