



+9
Vile Per Qira Ne Green Valley!
Liqeni i Thatë, Green Valley, Tiranë
Ofrojmë për qira një vilë luksoze të pozicionuar në një nga rezidencat më të kërkuara të zonës së Liqenit të Thatë. Organizimi i brendshëm i viles: Kati -1 ofron një open space multifunksional, ideal për t’u përdorur sipas dëshirës së klientit — si palestër private, kinema, studio pune, playroom apo ambient relaksi. Kati 0 përbëhet nga një sallon elegant ndenjeje, kuzhinë më vete, një dhome e cila mund te pershtatet sipas kerkeses dhe një tualet. Në katin e parë ndodhen 3 dhoma gjumi, te pajisura me garderobë dhe tualet privat, duke garantuar rehati maksimale dhe privatësi për çdo anëtar të familjes. Informacion i përgjithshëm: • Cilësi e lartë ndërtimi • Investim i ri premium • Projektuar nga Interior Designer profesional • E pabanuar më parë • Tualete inkaso me investim ekstra nga firma • Instalime elektrike & hidraulike me investim ekstra • Tavane gipsi + ndriçim LED • Vetrata termo-akustike cilësore • Sistem kondicionimi ne cdo ambient etj. (Vila eshte ne faze perfundimtare mobilimi.) Për një vizitë në pronë, më kontaktoni!
Data e publikimit: 23/06/2026Vizita të pronës: 221