Century 21 Select
Collina Verde - photos
Collina Verde - photos
Collina Verde - photos
Collina Verde - photos

+5

€5,000 /muaj

Vilë 4+1 me qera në Collina Verde, Tiranë – 410m², 5,000€

Vilë luksoze me pishinë me qira në Collina Verde – Elegancë, Privatësi dhe Komoditet

Collina Verde, Tiranë

4 Dhoma
4 Banjo
410

Pershkrimi i pronës

Në një nga rezidencat më ekskluzive dhe të qeta në periferi të Tiranës, Collina Verde, ofrohet për qira një vilë individuale me standarde të larta ndërtimi, e projektuar për një stil jetese modern dhe komod. Me një sipërfaqe totale të ndërtuar prej 410 m² dhe një parcelë prej 496 m², vila është e organizuar në tre nivele dhe ofron dhoma të bollshme, ndriçim natyral dhe privatësi maksimale. Bodrum -1 (103.6 m²): Garazh i mbyllur për 2 automjete, Dhomë teknike, Dhome Lavanderi + tharje me sistem natyral ajrosje. Kati i parë 0 (162.1 m²): Ballkon me pamje relaksuese mbi rezidencë dhe kodrat rreth e rrotull, Sallon i madh ndenje me vetrate panoramike, Hyrje direkte në verandë dhe pishinë private, Kuzhinë e veçuar, Dhome multifunksionale, Tualet dite. Kati i dytë 1 (145 m²): Suite me verande panoramike mbi pishine, garderobe dhe tualet privat, Suite e dyte me vetrate panoramike, garderobe, tualet privat, Dhome gjumi me tualet privat, Ballkon i perbashket ne korridor. Karakteristika të tjera: Pishinë private infinity, Verandë 17.3 m², Oborr rrethues dhe i gjelberuar, Mobilje cilësore dhe moderne, Sistem kondicionimi qendror, depozite uji 5mij litra me sistem modern filtrimi, uje pusi per vaditje me sistem automatik, sistem kamerash dhe sigurie smart, Rezidencë me siguri dhe menaxhim profesional, Mjedis ideal për familje ose diplomatë. Qira: 5,000 €/muaj Në dispozicion pas 15 korrikut.


Veçori te pronës

  • parkingHapsire parkimi
  • balconyBallkon
  • gardenLulishte
  • alarmAlarm

Statistika

Data e publikimit: 07/07/2026Vizita të pronës: 257


Harta


Agjenti

Century 21 Select

Dërgoja një miku


Prona të ngjashme