Zyrë moderne në zemrën e Bllokut, Tiranë, pas kullave binjake. Ambient komercial me 275.7 m² hapësirë të shfrytëzueshme, ideal për kompani dhe biznese elitare që kërkojnë një vend të klasit të parë me akses të lehtë në jetën dinamike të qytetit. Ambienti ndodhet në një ndërtesë tregtare të pajisur me ashensor, me recepsion dhe të mirë administruar. Zyra ndodhet në katin e katërt dhe ofron 8 dhoma të bollshme, si dhe 4 tualete moderne për rehati maksimale të stafit dhe klientëve. Objekti ka gjithashtu parkim të siguruar me çmim ekstra. Hapësira është e përshtatshme për të gjitha llojet e bizneseve elitare dhe ofron akses të shpejtë në bare, restorante dhe qendra tregtare.
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Recepsion
Statistika
Data e publikimit: 16/05/2026Vizita të pronës: 228