



+3
Jepet Me Qira Apartament 2+1+2 Ne Astir, Te Rrethi
Astir, Tiranë
Jepet me qira apartament 2+1+2, i vendosur në katin e tetë të një objekti 8-katësh, në një ndër zonat më të qeta dhe të preferuara të Tiranës, shumë pranë rrethit në Astir. Apartamenti është i investuar me kujdes, i mobiluar plotësisht dhe i pajisur me elektroshtepiake moderne, duke ofruar kushte shumë të mira jetese dhe komoditet në çdo ambient. Sipërfaqe e brendshme: 94 m². Organizimi i brendshëm: ambient i hapur ndenjeje së bashku me kuzhinën, 2 dhoma gjumi, ku njëra matrimoniale dhe tjetra e përshtatshme për fëmijë, 2 tualete dhe 2 ballkone. Prona është ideale për familjarë ose çifte që kërkojnë rehati, funksionalitet dhe një lokacion shumë të favorshëm.
Data e publikimit: 27/10/2026Vizita të pronës: 30